Google search engine
Home Aktualitet Ngjarjet kriminale/ Dumani rrëfehet për vrasjen e Ervis Dedës: Festim Qoli e...

Ngjarjet kriminale/ Dumani rrëfehet për vrasjen e Ervis Dedës: Festim Qoli e Henrik Hoxha e pranuan ekzekutimin, ja sa mijëra euro kanë paguar drejtësinë për të mbyllur çështjen

0
265

Nuredin Dumani ka rrëfyer para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme në datën 15 prill 2022 për vrasje e Ervis Dedës. Dumani deklaron se Deda ishte ekzekutuar nga Festim Qoli dhe Henrik Hoxha, miku i tij që e ndihmoi në ditën e përplasjes me armë në Elbasan. Në rrëfimin e tij, Dumani thotë se Festimin dhe Hoxhën i ka njohur në Durrës, në lokalin e të parit, ndërsa vetë ata i kanë rrëfyer se ishin autorë të kësaj vrasjeje.

Dumani tregon gjithashtu se ka qenë në palestrën e Festimit, ku ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, duke i konsideruar si qenër, për të mbyllur çështjen.

Dumani ka treguar edhe rrëfimin që Festim Qoli dhe Henrik Hoxha i kanë treguar me përpikmëri se si e kanë vrarë Elvis Dedën. Ditën e ngjarjes, sipas Dumanit, ata kanë qenë duke pirë në një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish dhe kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Më tej Dumani thotë se ka qenë vetë Qoli që ka marrë në telefon Elvisin për të mësuar vendndodhjen e tij pranë Shkëmbit të Kavajës. Më pas, Hoxha e ka pritur jashtë dhe ka qëlluar sapo ka hyrë në makinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here