Google search engine
Home Politike Ilir Meta nga blloku 700 mijë euro te foto 700 mijë euro,...

Ilir Meta nga blloku 700 mijë euro te foto 700 mijë euro, presidenti në ikje kërcënon gazetën austriake për aferën me fotografinë me Trump

0
235

Presidenti në ikje Ilir Meta, duket se është i fiksuar pas numrit 7. Në vitin 2011 zoti Meta u përfshi në një skandal korruptiv prej 700 mijë eurosh ose 7%, që do të merret si ryshfet në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.  Kjo video u publikua asokohe nga ish-ministri Dritan Prifti, ç’ka detyroi opozitën e kohës të dilte në protesta të fuqishme. Por kur kanë kaluar 11 vite nga ky skandal, kreu i shtetit është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Ka qenë një ndër gazetat më të mëdha në Austri “Kronen Zeitung”, e cila këtë të hënë ka denoncuar një skandal të madh, në të cilën është përfshirë presidenti Meta. Bëhet fjalë për një aferë 700.000$ e presidentit shqiptar me kompaninë offshore, ku sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Ky skandal ka nxjerrë edhe njëherë në pah detajin me numrin 7, ku duket qartë se presidenti ka një lidhje të fortë me këtë shifër, pasi në të dy rastet si në videon e denoncuar nga prifti edhe në shkrimin e medias austriake, ai përflitet në afera që kapin shumë 700 mijë euro.

Meta kërcënon median austriake se do e hedh në gjyq

Megjithatë, vetë presidentin Ilir Meta ka përgënjeshtruar artikullin e gaztës austriake, ndërkohë që teksa dej ishte i ftuar në një studio televizive, zbuloi se do ta hedhë në gjyq gazetën “Kronen Zeitung”. Meta premtoi se do të kërkojë dëmshpërblim nga gazeta vjeneze për prishjen e imazhit të shtetit shqiptar, ndërsa nënvizoi se dëshmitari që ka dhënë informacione për artikullin “Thellësisht i korruptuar” mund të jetë njëri prej personave të lidhur me aferën korruptive 430 milionë euro të inceneratorëve. “Është për të qeshur dhe për të qarë që shtypi austriak, është gazetë bulevardi që përdoret për qëllime spekulative dhe mafioze. Kjo do të provohet në gjyq që është proces i pakthyeshëm për këtë gazetë. Nuk duhej të kishte ndodhur as nga ana profesionale dhe etike. Duhej t’i kishin çuar pyetje palës që akuzon, në këtë rast presidentin. Kur nuk kthen përgjigje, vazhdo me informacionet e tjera të marra. Në të njëjtin vend që kam qenë me Vasilin, ka qenë Mediu, Klosi. Nuk besoj se dikush nga ata ka paguar aty sepse janë ftuar nga komiteti organizator. Është 7 km, s’futesh dot me makinë, futesh me ftesa në vende të përcaktuara. Isha kryetar i Kuvendit. Nuk kisha arsye të bëja pagesë në një ceremoni inaugurimi dhe për të bërë fotografi me presidentin Tramp. Është trillim mafioz dhe ordiner që bie erë incenerator. Po përgatisim padinë, po gjejmë përfaqësuesit tanë. Objektivi kryesor do të jetë jo vetëm,është i fituar pa nisur akoma, do të kërkoj dëmshpërblim për prishjen e imazhit të Shqipërisë, jo timin. I vetmi që mund të dalë dëshmitar do të jetë inceneratori i Tiranës, tjetër nuk besoj”, tha fillimisht presidenti për artikullin e “Kronen Zeitung”.
Akuzat për foton me George Ë.Bush, Meta: Ishte takim jashtë axhende
Presidenti u ndal dhe te vizita në Shtëpinë e Bardhë në maj të 2001 kur George Ë.Bush kishte nisur mandatin e parë si president i SHBA. Lidhur me foton e famshme të takimit për të cilën u aludua se Meta dhe qeveria kishin paguar shuma të mëdha, presidenti shqiptar tregoi pas shumë vitesh se si u përcaktua takimi me Bush. Sipas tij, takimi nuk ishte planifikuar. Por, për të fituar popullaritet teksa po afroheshin zgjedhjet parlamentare të atij viti, Meta tregoi se i kërkoi Departamentit të Drejtësisë që të takohej pak minuta me Bush. Më pas, presidenti erdhi në zyrën e Condolezza Rice (atë kohë Këshilltare për Sigurinë Kombëtare) duke biseduar rreth 20 minuta me Metën. “Ka qenë vizitë para zgjedhjeve (parlamentare të 2001), ka qenë mbështetje për mua si kryeministër. Jam takuar me Dick Cheneyn (zv/president i kohës së SHBA), me Colin Poëell (Sekretar i Shtetit), me Sekretarin e Drejtësisë, me Condolezza Rice Këshilltare e Sigurisë Kombëtare). Mund të pyesni (Paskal) Milon se ka qenë ministër i Jashtëm. Nuk kishte në axhendë takim me z.Bush. Ambasadori amerikan më tha është se për Shqipërinë dhe vende si ne ekziston takim president me president. I thashë s’ka nevojë për takim me Bush se kishte 5 muaj në zyrë. Në atë kohë erdhi Trajkovski (president i kohës së Maqedonisë) për Marrëveshjen e Ohrit. U vumë në pozitë të vështirë se ishte ‘Doktori’ (Sali Berisha). Atëherë kam bërë një kërkesë te Departamenti i Drejtësisë që ta takoj pak Bushin. Nuk ishte e domosdoshme të takoje presidentin, kur takon autoritetet kryesore.   Ata morën ambasadën amerikane. Ata përcaktuan në orën kaq kur Meta të jetë në zyrën e Rice do vijë dhe presidenti për të shkëmbyer mesazhe përshëndetëse. Nuk më shërbeu thjesht mua, folëm për Maqedoninë. U shërbeu të gjithëve. Milo  e humbi këtë takim se ishte në Kanada. Atëherë nuk ekzistonin lotimet, kanë hyrë vonë. Bush ka qëndruar rreth 20 minuta. Ka qenë jashtë axhendës. Roli im në krizën e Maqedonisë ka qenë thelbësor. Fotoja është bërë nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë”, tha më tej presidenti për takimin me George Ë.Bush në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2001.
Meta: Kam kërkuar të mbrohej gruaja e Kastriot Ismailajt
I pyetur për aludimet se dëshmitarja që mund të ketë folur për “Kronen Zeitung” mund të jetë bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, biznesmenit të dënuar me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA. Meta tregoi se i ka kërkuar shtetit shqiptar që Vojsava Ismailaj të merrej në mbrojtje nga shteti shqiptar pasi dyshonte se mund të lëndohej për shkak të presioneve që po i ushtroheshin burrit të saj nga qeveria Rama 1 për t’u tërhequr nga Abitrazhi për aferën e sipërpërmendur. “Nuk kam asnjë lidhje me zonjën. Bashkëshortin e kam njohur që në fillim të ’90 se ka mbaruar Fakultetin  e Ekonomisë. Shtypi pranë qeverisë këtë punë bën shtypi çdo 2 vjet me të. I kam kërkuar që prej 6 vitesh, kur isha kryetar parlamenti, Prokurorisë dhe autoriteteve shtetërore që ta marrë në mbrojtje zonjën sepse dyshoja se ndaj mund të kishte veprime për qëllime të këqija ndaj saj dhe për shkak të problemeve e konflikteve që kishte bashkëshorti i saj me përfaqësues të qeverisë për CEZ kur i kërkohej të tërhiqej nga arbitrazhi dhe kur i kërkohej të bënte deklarata kundër meje nga persona nga afër qeverisë.  Kam njoftuar prokurorinë dhe shtetin që të merren masa për sigurinë dhe mbrojtjen e saj. Ai nuk ka përfituar atje për shkak të lidhjes me mua. Lidhjet e tij personale me CEZ-in ka qenë përpara se të vinte CEZ-i në Shqipëri”, foli presidenti për bashkëshorten e Kastriot Ismailajt.Do

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here