Google search engine
Home Politike Anulohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, zbardhet mesazhi që ju dërgua...

Anulohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, zbardhet mesazhi që ju dërgua deputetëve demokrat

0
236

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme është anuluar. Lajmi është bërë i ditur nga Arbi Agalliu, i cili ka njoftuar deputetët për këtë vendim.

Arsyeja është prishja e marrëveshjes mes opzitës she PS-së, e cila duket se ka ndryshuar qëndrim për zgjedhjen e kreut të shtetit. Në mbledhje ne sotme do të diskutohej për emrat që opozita do propozonte, teksa më herët u ra dakord mes palëve që të ishte PD dhe aleatët që të propozonin emrat në dy raundet e parë.

“Përshëndetje! Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se Presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet!
Ju faleminderit!”, thuhet në një mesazh të dërguar nga Arbi Agalliu deputetëve të PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here