Google search engine
Home Aktualitet Mbi 2.8 kg tritol, kush është personi që tentoi të hedh në...

Mbi 2.8 kg tritol, kush është personi që tentoi të hedh në erë vilën dy-katëshe të Talo Çelës, pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Florenc Çapjan

0
231

Talo Çela është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, i akuzuar për disa vrasje. Dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani ka hedhur dritë edhe mbi disa ngjarje të bujshme në Shqipëri, ku është i përfshirë edhe Talo Çela.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Talo Çela dyshohet se siguroi mjete për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, ndërkohë që tentoi për të vrarë edhe Florenc Çapjan, por atentati dështoi.

Pas tentativës për të vrarë Çapjen, në orët e para të mëngjesit të 5 Nëntorit 2020 në vilën 2-katëshe të Talo Çelës është vendosur një sasi prej më shumë se 2.8 kilogram tritol, me qëllim për ta hedhur në erë banesën e tij. Burimet bëjnë me dije se ai që vendosi lëndën plasëse ishte Elio Bitri, ndërkohë që tritoli shpërtheu vetëm në pjesën e jashtme, ndërsa pjesa tjetër mbeti e pashpërthyer dhe u gjet nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here