Google search engine
Home Aktualitet Dosja e BUJSHME e SPAK/ Ardiani Uzuni përgatiti planin për të ekzekutuar...

Dosja e BUJSHME e SPAK/ Ardiani Uzuni përgatiti planin për të ekzekutuar “të fortin” e Tropojës

0
244

Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat për të cilët është ekzekutuar urdhri i GJKKO-së ditën e sotme.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.

Bëhet me dije se Ardian Uzuni, i cili mbahet në paraburgim për vrasje përgatit planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eksponent i krimit, i cili njihet edhe si “i forti” i Tropojës.

Ardian (Isuf) Uzuni, 56 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Kush është Filip Gjeloshi

Pa i mbushur të 20-at, Gjeloshi do të akuzohej se në Lekbibaj kishte kryer një vrasje, akt për të cilin sot e asaj dite nuk u vërtetua. Ndërkohë do të arrestohej, e lirohej për atë akt, emri i tij do të skalitej fort në përballjet me policinë. Në 2006 Filip Gjeloshi i rezistoi me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në Lekbibaj.

Asokohe arrestimi i tij ishte një nga sukseset më të mëdha të policisë, por shpejt Gjeloshi do të linte sërish qelinë. Në 2011 i shpëtoi një atentati në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.

Janë në kërkim personazhe të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj në Lezhë, Suel Çela dhe Kamber Mehja në Elbasan, apo  Fatos Gosa në Peqin. Disa prej personave në listën e SPAK tashmë janë në burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here