Google search engine
Home Politike Qeveria përcakton 25 majin ditë pushimi në Tiranë, ministri Bledi Çuçi komunikon...

Qeveria përcakton 25 majin ditë pushimi në Tiranë, ministri Bledi Çuçi komunikon vendimin më të fundit

0
228

Data 25 maj do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës. Në këtë ditë mbahet finalja e Conference League.

Ky ka qenë vendimi që mori sot Këshilli i Ministrave, ndërsa u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Sipas këtij të fundit, pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event të madh sportiv për vendin tonë.

“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here