Gazetari investigative Adriatik Doçi i ftuar në emisionin ‘Shqip’ foli edhe në lidhje me artikullin e gazetës austriake e cila shkruante Ilir Meta kishte dhënë 700 mijë euro për të lobuar dhe për të qenë pjesë e inaugurimit të fitores së Donald Trump. Ai tha se kjo nuk përbënte çudi pasi Meta ishte i njohur për afera të tilla dhe në Shqipëri.
“Edhe po të shkruanin gazeta ndërkombëtare që Meta ka një argjendari në Mars do e besonim. DO e besonim sepse nuk habitemi, kemi plot afera të tij këtu në vendin tonë. Meta i është shmangur përgjegjësisë penale. LSI i ka deklaruar disa pagesa për lobim, por KQZ e ka konstatuar që edhe këto burime nuk i justifikon me para të ligjshme. Janë të paligjshme. Në një raport të KQZ në 2017, thuhet gjatë fushatës zgjedhore, LSI ka pranuar dhe dhurata në mënyrë të paligjshme nga biznesmenë të ndryshëm. Këto në KQZ janë shumë 15-20 mijë dollarë, imagjino këtë 700 mijë euro që dëgjuam ”, tha Doçi.









































