Google search engine
Home Bota “Janë të gatshëm që të vdesin për vendin e tyre”, ndodh e...

“Janë të gatshëm që të vdesin për vendin e tyre”, ndodh e papritura në televizionin rus! Guxon analisti, habit me atë çfarë thotë për ukrainasit

0
244

Në një moment jashtëzakonisht të rrallë sinqeriteti në televizionin shtetëror rus, analisti rus i mbrojtjes Mikhail Khodaryonok bëri kritikë për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe foli për izolimin ndërkombëtar të vendit të tij.

Mikhail Khodaryonok argumentoi se raportimet nga rusët për demoralizim midis trupave ukrainase janë vetëm raste individuale dhe nuk tregojnë moralin e përgjithshëm.

Në fakt, tha ai, ukrainasit janë shumë të motivuar dhe të gatshëm të vdesin për vendin e tyre, që është një “komponent i gatishmërisë së lartë luftarake të një ushtrie, një nga komponentët më të rëndësishëm”.

Ai gjithashtu paralajmëroi kundër hedhjes së raketave në drejtim të Finlandës… “në fund të fundit, mangësia kryesore e pozicionit tonë ushtarako-politik është se, në një farë mënyre, ne jemi në izolim të plotë gjeopolitik dhe se sado që do ta urrenim ta pranonim këtë, praktikisht e gjithë bota është kundër nesh.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here