Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ( SHISH) profesori Fatos Klosi teksa ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, bëri një deklaratë të fortë për Sali Berishën.
Ai tha se më i pafalshmi nga të gjithë fajet do të ngelej 21 janari, pasi Berisha i donte të vrarë 4 protestuesit për t’i treguar botës se ai mund ta kontrollonte këtë vend.
“21 janari do mbahet gjithmonë mend për keq në histori. Megjithëse gjëja më e rëndë besoj është ndërhyrja e tij në këto procese që të mos trajtoheshin me drejtësi. Kam qenë dëshmitar në 21 janar. Filloi me lëshimin e ujit por njerëzit nuk ikën. Ishte e qartë që po i vinte fundi. Berisha i donte këta njerëz të vrarë. Donte t’i tregonte botës që ai mund t’i bënte zap këta njerëz po të donte. Berisha donte të vrarë atë ditë. Ai e dha urdhrin për të qëlluar, jam i bindur për të këtë gjë”, u shpreh Klosi.






































