Google search engine
Home Politike Drejtesi A ka deputetë të Kuvendit nën hetim? Olsian Çela del me deklaratën...

A ka deputetë të Kuvendit nën hetim? Olsian Çela del me deklaratën e fortë: Janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar në SPAK…

0
280

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në Kuvend, lidhur me punën e bërë nga institucioni që ai drejton për vitin 2021.

Ndër të tjera, gjatë seancës , Çela u ndal edhe tek hetimet e mundshme për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kryeprokurori nuk ka dhënë detaje, ndërsa tha se janë 12 çështje që kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në SPAK.

“Sa i përket deputetëve janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në SPAK, por nuk mund të them sot ka apo nuk ka deputetë të përfshirë në korrupsion zgjedhor se ka lidhje me hetimet. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka të dhënat e veta që lidhen me subjektet e posaçme apo veprën penale. Do ishte e pasaktë nëse sot u konfirmoja një të dhënë”, theksoi Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here