Google search engine
Home Politike Drejtesi “Turp dhe faqja e zezë”/ Idajet Beqiri tregon me çfarë u përball...

“Turp dhe faqja e zezë”/ Idajet Beqiri tregon me çfarë u përball sot në gjykatë dhe shpërthen i revoltuar ndaj SPAK: Shijeni lëmin si t’u dojë qejfi ju peshkaqenë, o Berishë, o Metë, o…

0
412

Avokat Idajet Beqiri ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale në lidhje me çështjet që ka marrë në dorë SPAK dhe GJKKO.

Avokati shkruan se sot është përballur me rastin e katërt në SPAK dhe GJKKO për akuzën Grupit të Strukturuar Kriminal”, ku nën hetim janë përfshirë 24 persona nga fshatrat e Skrapari.

Postimi i plotë:

Rasti i 4-ërt ku SPAK dhe GJKKO me akuzën famëkeqe të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, neni 28/4 dhe neni 333/a të Kodit Penal, po kalbin në burg 24 persona nga fshatrat e Skraparit, madje nga 2 dhe 3 pjestarë për çdo familje.

Janë plotë 24 persona, madje edhe nga tre persona për familje, si A. Lekli, S. Dokaj, A. Bendo, F. Beshiri, A. Beshiri, S. Kaposhi, E. Kaposhi, Z. Zhurda, I. Ballo, O. Dusho, E. Dusho, T. Dusho, F. Dusho, E. Muçaj, A. Sula, R. Shimi, I. Shimi, K. Zeqo, B. Çela, A. Durro, N. Naska, E. Zotkaj, F. Lamaj, të cilët SPAK dhe GJKKO i akuzon dhe i ka burgosur me dënime të rënda për kultivim kanabisi në baçet e tyre. “Grupi i Strukturuar Kriminal” është gjetur kollaj sepse duhen vetëm 3 persona dhe këta janë gjetur brenda së njëjtës familje!

Turp dhe faqja e zezë sesi masakrohet populli i këtij vendi me akuza të stisura “Grup i Strukturuar Kriminal”, i cili ja ka kaluar dhjetë fish më shumë “agjitacionit dhe propagandës” në regjimin e diktaturës.

A duhet të merret SPAK dhe Gjykata Speciale me këto raste, të cilat i përkasin Gjykatave të rretheve?! Ky është objekti i punës së SPAK dhe GJKKO?!

Turp, turp dhe përsëri turp!

Shijeni lëmin si t’u doj qejfi ju peshkaqenë të Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar, o Berishë, o Metë, o familje mafioze shqiptare, o shtetarë dhe politikanë të lartë, sepse SPAK dhe GJKKO nuk ka ndërmend të merret me ju, pasi ka tjetër mision, të mbush burgjet e Shqipërisë me fakirë fukarenjë që çapiten për bukën e gojës…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here