Google search engine
Home Politike Drejtesi E pezulloi për një vit gjyqtaren e njohur të vendit, KPK merr...

E pezulloi për një vit gjyqtaren e njohur të vendit, KPK merr vendimin dhe e çon sërish në shkollë. Zbardhen detajet

0
347

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për një vit nga detyra prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri dhe e dërgoi atë për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

“Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit bazuar në të tre kriteret,” deklaroi kryesuesi i trupës së KPK, Lulzim Hamitaj.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 10 maj, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, pasi për 27 dosje nuk kishte kryer veprime hetimore sipas KPK-së. Frashëri këmbënguli se këto situata kishin ardhur prej ngarkesës së lartë dhe problemeve të sistemit.

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Marsida Frashëri po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Frashëri është magjistratja e katërt për të cilën Komisioni vendos ta dërgojë për rikualifikim në Shkollën e Magjistraturës. Vendimarrje e njëjtë është marrë më parë për prokurorin e Apelit Shkodër, Elvin Gokaj, prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta dhe kryegjyqtarin e Matit, Artan Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here