“Po kërkojnë ta eliminojnë”, trondit Artan Hoxha, tregon kush është personazhi që kokat e krimit e duan të vdekur: Thesar për drejtësinë. Kur e takova për herë të fundit ishte me…

0
166

Gazetari Artan Hoxha u ndal edhe te Aleks Deda, një emër jo pak i rëndësishëm për drejtësinë. “Alekandër Deda është vënë në shënjestër të një grupi personash në Lezhë, të cilët po kërkojnë ta eliminojnë atë. Disa atentate njëri pas tjetrit kanë dështuar në drejtim të Dedës, ku më i fundit ishte me dron pranë banesë së tij, e cila ruhet nga policia me shërbime 24 orëshe”.

Hoxha tha se edhe 42-vjeçari është një thesar për drejtësinë pasi Lezha është kthyer në një zonë problematike vitet e fundit.

Hoxha: Aleks Dodës ose i njohur si Leksi i Druve i janë bërë 3 atentate me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur. Në atentatin e fundit është goditur 8 herë në trup, fati i tij që është gjallë. Ai ka deklaruar në SPAK dhe ka marrë mbrojtje. Pasi është marrë në mbrojtje i është bërë 3 herë atentat me dron për ta bërë të heshtë. Ai është një thesar në zonën e Lezhës. Lezha është bërë një zonë problematike sepse është futur shumë para atje. Ai qark është bërë problematik. Nga momenti që e kemi denoncuar janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes. Nuk ka pasur më incidente si ato që kanë ndodhur. Herën e fundit që kam pasur kontakt fizik me të ai kishte jelek antiplumb. Por nuk ka pasur rezultat në hetimet që janë kryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here