Debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ mes ish-ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi dhe historianit Auron Tare. Të dy debatuan lidhur me menaxhimin e parkut të Butrintit. Teksa flisnin për menaxhimin, Tare tha se në kohën që e menaxhonte ai Butrintin, Klosi kishte shkuar në Londër dhe kishte parë ndeshjen e skuadrës së Chelsea-t.
PJESË NGA DEBATI:
Auron Tare: Ça problemi kishte në kohën kur menaxhohej nga lordët, kishin të njëjtën gjë, ça problemi kishte? Atëherë morëm në punë edhe zotin Lorenc…
Blendi Klosi: Ti e mban mend sa të kufizuara kanë qenë njohuritë tonë për Butrintit
Fevziu: Mos na hapni petët e lakrorit
Auron Tare: E çuam në Londër për të parë Chelsean
Bledi Klosi: Po, po e pashë dhe Chelsen. Lërë mos të them ça thanë lordët për ty.