Google search engine
Home Politike “Me një rritje pasurie të afërt me Elon Musk, më të pasurin...

“Me një rritje pasurie të afërt me Elon Musk, më të pasurin në botë”/ Enkelejd Alibeaj flet me emra dhe publikon faktet tronditëse për dy politikanët e njohur të vendit: Njëri ka fituar 382 tendera dhe tjetri 436

0
184

Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij Komisioni Ligjeve sulmoi ashpër Pjerin Ndreun dhe Safet Gjicin.

Alibeaj tha se kompania e Gjicit ka fituar 382 tendera dhe bashkë me shoqërinë e Pjerin Ndreut ka fituar 436 me një vlerë që arrin në 118 milionë euro.

“Nga 2014 deri në 2021 tenderat për policinë private janë fituar vetëm nga dy subjekte. Eurogjici Security dhe Toni Security që ju e kuptoni janë të familjarëve të (Gjicit) dhe Ndreu Security, pra të Pjerin Ndreut. Ajo e para e Gjicit ka fituar 382 tendera nga 2014 me vlera 47.2 miliona euro. Bashkë me kompaninë tjetër të Gjicit ka fituar 436 tendera në total me vlerë 118 milionë euro. Me një rritje pasurie të afërt me Elon Musk, më të pasurin në botë”, tha Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here