Google search engine
Home Aktualitet “Vilma u përmend sot, kërkoi vajzën”/ Zbardhet gjendja shëndetësore e çiftit të...

“Vilma u përmend sot, kërkoi vajzën”/ Zbardhet gjendja shëndetësore e çiftit të aksidentuar, flasin familjarët: Kur pa foshnjen…

0
205

Familjarët e Arjan dhe Vilma Konomit, çiftit të aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, kanë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat, ata kanë thënë se Vilma u përmend mëngjesin e sotëm dhe sapo hapi sytë, kishtë kërkuar vajzën e saj tre muajshe.  Sapo ka parë që fatmirësisht vajza e saj ishte shëndoshë e mirë, vetëm një gërvishtje në faqe, nëna është qetësuar.

“Stafi i spitalit është kujdesur shumë për ta dhe i vuri në një dhomë të dy bashkëshortët. Vilma u përmend sot në mëngjes sepse ka qenë e pa vetëdishme. Sapo hapi sytë kërkoi vajzën. Kue pa se nga përplasja vajza 3 muajshe ka marrë vetëm një gërvishtje në faqe, u qetësua”, thanë prindërit.

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardhja në Rurgën e Kavajës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here