Google search engine
Home Politike Pas Blendi Fevziut, godet përsëri piktori Avni Delvina, publikon foton e George...

Pas Blendi Fevziut, godet përsëri piktori Avni Delvina, publikon foton e George Sorosit dhe Altin Goxhajt që po shpërndahet me shpejtësi

0
343

Piktori i njohur shqiptar, Avni Delvina, duke marrë shkas nga deklaratat e forta që herë pas here bën avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj për George Sorosin këtë herë ka publikuar një karikaturë për avokatin e njohur.

Piktori me rastin e ditëlindjes së avokatit Goxhaj i ka dedikuar në rrjetin social një mbishkrim duke e paralelizuar me ‘luftën’ e avokatit Goxhaj ndaj Sorosit.

Sipas piktorit edhe pse i plakur avokati nuk iu nda kurrë filantropit të fuqishëm Xhorxh Sororsit.

“Nepermjet kesaj grafike per vitin e ardhshem 2066, i urojme avokatit Altin Goxhaj Gezuar Ditlindjen …… Ne grafike eshte avokati se bashku me filantropin ne vitin 2066 ….. Filantropi eshte i perjetshem, ndersa avokatin po e urojme Edhe 100 !”, shkruan Delvina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here