Google search engine
Home Politike Drejtesi KPK shkarkon nga detyra prokurorin e njohur

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e njohur

0
216

KPK ka shkarkuar Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.

Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2010-2016 Kasaj rezulton me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar fillimisht përshtatshmërinë e prokurorit Kasaj për të vazhduar detyrën. Pas përditësimit të raportit janë referuar informacione për përfshirjen e tij në korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm në një proces penal.

Prokurori Emror Kasaj u përball me Vetingun me 17 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional. Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur gjithashtu që sot është shtyrë seanca për Enkelejda Kapedanin pasi gjyqtarja ka paraqitur për të dytën herë raport mjekësor për pamundësi për të qenë e pranishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here