Google search engine
Home Politike “Gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij me të cilën ka...

“Gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij me të cilën ka fituar…”/ Shpërthen i revoltuar Erion Braçe për shoferin me makinë super luksoze që shtypi prindërit dhe foshnjën në vijat e bardha

0
253

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shpërthyer i revoltuar në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshëm, ku mbetën të plagosur rëndë çifti dhe fëmija e tyre fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Braçe ka reaguar i revoltuar me anë të një postimi në rrjetin social.

“Na duhet ligjshmëri e barazi në rrugë! Dua që aksidenti i djeshëm të mos harrohet brenda tre ditëve. Natyrisht duhet drejtësi për atë që shkaktoi dje aksidentin e tmerrshëm por duhet të shkojmë përtej.  Na duhet ligjshmëri e barazi kur lëvizim e parkojmë në rrugët e këtij qyteti. Vetëm kështu vjen siguria.

Atëherë, a ka mundësi që policia e shtetit të dalë e të mbledhë tabelat që me demek duhet t’i garantojnë deputetëve parkim rreth ambienteve të Kryesisë së Kuvendit dhe sallës së Seancave Plenare, por që i disponon çdo lloj rrugaçi, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me të cilën ka fituar një status të paprekshmi në rrugë?! Do të jetë një akt i vlefshëm për ligjshmërinë e barazinë në rrugë, sigurimi i të gjithëve”, shkruan Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here