Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai tha se deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri ndërsa theksoi se kanë rënë dakord një president anti-komunist.
Alibeaj: Duam një president anti-komunist. Nuk duam që vetëm presidenti të jetë anti-komunist, por e gjithë familja e tij. Është kusht i panegociueshëm. Dua ta përsëris edhe njëherë. Opozita ka legjitimitetin e saj për të propozuar një figurë që të mos ketë asnjë lidhje me sistemin. Juve ju ka pëlqyer drafti dhe vlerat që ai përmban. Po ashtu e rëndësishme është që grupi menduan dhe unë jam bashkë me ta që të mos e konsiderojmë final këtë proces. Ai mund të pasurohet dhe të shtohet.






































