Google search engine
Home Politike Rama ngre alarmin, akuzon strukturën e dhënies së pensioneve se është kthyer...

Rama ngre alarmin, akuzon strukturën e dhënies së pensioneve se është kthyer në vatër kriminale dhe korrupsioni, paralajmëron arrestime në nivel drejtorësh në administratë

0
251

Kryeministri Edi Rama  ka akuzuar dje strukturën e dhënies së pensioneve se është kthyer në vatër kriminale dhe korrupsioni. Ai ka paralajmëruar arrestime në nivel drejtorësh në administratë. Këtë deklaratë kryeministri e bëri të ditur gjatë takimit me bankat e nivelit të dytë, ndërsa u shpreh se njësia antikorrupsion po heton dhe shumë shpejt do të dalë me rezultate.“Ne kemi probleme dramatike me sistemin e dhënies së pensioneve. Njësia anti korrupsion po heton dhe shumë shpejt do kemi rezultate. Për të çuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale. Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence dhe shpejtësie është vetëm nëpërmjet teknologjisë,” tha Rama. Ndër të tjera, Rama gjatë takimit me drejtuesit e bankave tregtare tha se duhet të ngrihet grup pune në mënyrë që të shtohen shërbimet online. Ai deklaroi se duhet që të reduktohen dokumente në mënyrë që jeta e qytetarëve të lehtësohet.“Duhet të bëheni shembull i përfitimeve nga ky revolucion duke bërë secili pjesën e vet. Është momenti që të ngrihet një grup pune që ka filluar punën mes nesh dhe Bankës së Shqipërisë, jeni të mirëpritur që t’i bashkoheni me një figurë që është pjesë e këtij mentaliteti për të cilin po flasim dhe duhet të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente e të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht. Pastaj mbetet vetëm stresi ku ulen para jush dhe kërkojnë kredi që thonë njësoj si dhimbjet e lindjes në maternitet. Kjo është e juaja dhe është pushteti juaj mbi popullin”, tha Rama.

Rama: Informalitet i madh i parasë

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe rëndësinë e digjitalizimit. Sipas tij, ka një problem të trashëguar që nga hyrja në sistemin e ekonomisë së tregut dhe hapjes së vendit që është informaliteti i madh i parasë. Ai shtoi se amnistia nuk duhet të përdoret si shteg për kriminelët dhe të korruptuarit.“Jemi vendi më cash në Europë. Kjo është një e dhënë që duhet të na fokusojë tek pse-të dhe si-të. Kemi një problem të trashëguar që nga dita e parë e hyrjes në sistemin e ekonomisë së tregut dhe hapjes së vendit që është informaliteti i madh i parasë në një vend ku për 50 vjet dy ishin gjërat që u goditën më fort, kredia si koncept dhe taksat. Një pjesë e madhe e popullsisë së rritur i ka të rrënjosura në kokë ende sot e të gjithë ditën si pengesë për të kuptuar sistemin e ri këto 2 pika. Prandaj marrëdhënia me bankat është jo e natyrshme e të gjithëve dhe pagimi i taksave është problem ekstra tek të gjithë. Ne na duhet të ecim përpara me amnisti fiskale, e cila ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe duhet strukturuar me shumë profesionalizëm në mënyrë që të garantohet i gjithë ekuilibri i domosdoshëm që duhet mbajtur mes nevojës së madhe që amnistia të mos përdoret si shteg, si rrugë për kriminelë dhe të korruptuar”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here