Kryeministri i vendit, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ka folur me tone të forta edhe për SPAK duke i bërë thirrje urgjente që të veprojnë menjëherë.
“Unë e kam udhëhequr këtë reformë pa bërë asnjë diskutim të asnjë neni, s’kam qenë naiv por po jam i paduruar përballë faktit që ata që e nxinë Shqipërinë janë të paprekur. SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin, që jeton në një aparatament të para viteve 90. Ata që i kanë të rreshtuar vilat, njërën ma fali vjehrra; këtë presin finalen e Champions për të shkuar në Paris. Për të mos folur për “non gratën” e madhe që e kemi në mes të sheshit. Këtu është siç thoshte një plakë rome që unë e kam dashur shumë kur isha i vogël, të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash. Ndërkohë që e para, çështja e tij është e Shqipërisë, nuk është hall i DASH por i popullit shqiptar. Është sfidë që ia bëjnë drejtësisë dhe sensit të të drejtës. Sado të mundohemi, nëse “non grata” e madhe nuk shkon para drejtësisë nuk ëshët problem për SHBA, por për ta. Kjo do të jetë kënga e re që do të fillojë sa të ulemi në tryezën e negociatave. Ia përsëris SPAK, keni nivele të larta por po hyni në kohën shtesë në ndeshjen me të keqen. Po skualifikoheni. Po e vë vendin përfund. Këtë vënie të re për fund, PS nuk do lërë 2 gurë bashkë që të mos ndodhë”, u shpreh Rama në fjalën e tij gjatë Asamblesë.









































