“Spring Festival” bën bashkë artistët shqiptarë nga të gjitha trojet. Në Tiranë festivali ka nisur në sheshin “Skënderbej”, që do të zhvillohet deri më 15 maj. Shumë artistë do të ngjitën në skenën e “Spring Festival” thuhet në njoftimin për festivalin, për të elektrizuar atmosferën dhe shumë artistë të rinj do t’ju rrëmbejnë zemrat, duke e bërë festivalin një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë. “Mjafton të themi se ditën e parë e dogji skenën Dren Abazi, artisti nga Kosova, ndërsa ditën e dytë një trupë teatrale nga Shkupi. Nuk është e vështirë të besosh se shqiptarët bëhen bashkë, sidomos për një festë si “Spring Festival””, vijon njoftimi. Art Bazaar është konceptuar si një mundësi për artistët e rinj që të promovojnë dhe shesin artin e tyre. Piktura, skulptura punime dore e shumëllojshmëri sendesh të bukura të punuara me aq pasion e dashuri nga artistët tanë. Një stendë e dedikuar do të jetë aty për ta, lehtësisht e aksesueshme nga të gjithë. Përveç argëtimit vizitorët e festivalit kanë mundësi të zbukurojnë ambientet e tyre me veprat e artistëve tanë shqiptarë. Herë pas here bëhen pastrime nga sendet e objektet për të cilat nuk kemi më nevojë, dhe ndodh që ato janë në gjendje të mirë dhe funksionale, kështu lindi koncepti i Garage Sale. Për të rijetësuar objektet, lodrat, veshjet, punimet e dorës, duke marrë pjesë në një aktivitet, i cili krijon mundësinë për të shitur dhe blerë këto objekte në një treg modest dhe lehtësisht të aksesueshëm. Në festivale dhe Movie Garden, ku bëhet me dije se nën yjet e Tiranës mund të shijohen filmat ikonik të kinematografisë botërore. “Çdo mbrëmje një titull filmi, që do të donit shumë ta shihnit në mes të qytetit. Ata filma që nuk i kemi parë në kinema. Ndaj ndjesinë e kinemasë pranverore publiku e gjen në “Spring Festival””, thuhet për festivalin, ku marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.








































