Google search engine
Home Bota Vjen goditja e madhe për Boris Johsnon, zbardhet çfarë ka ndodhur minutat...

Vjen goditja e madhe për Boris Johsnon, zbardhet çfarë ka ndodhur minutat e fundit

0
382

Partia e Boris Johnson ka pësuar një goditje të madhe në zgjedhjet lokale, pasi ka humbur dy nga këshillat më të rëndësishëm të Londrës.Laburistët sipas mediave kanë fituar zgjedhjet e këshillave të Wandsworth dhe Westminster, të cilët kanë qenë bashkitë kryesore konservatore për gjysmë shekulli.

Rezultatet që nga ora 9:30 treguan se konservatorët kishin humbur 122 vende në këshill.

Wandsëorth, këshilli “i preferuar” i Margaret Thatcher-it, ka qenë i kontrolluar nga konservatorët që nga viti 1978 dhe Westminster që nga krijimi i tij në 1964.

Konservatorët kishin humbur rreth 122 vende në kohën kur rreth gjysma e rezultateve ishin shpallur deri në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm.

Laburistët kishin fituar 34, Lib Demokratët kishin fituar 59 dhe të Gjelbrit 23. Sondazhet ishin shansi i parë që britanikët e zemëruar mund të godasin qeverinë në kutinë e votimit që nga kriza e kostos së jetesës dhe Partigate .

Humbja e Wandsworth është një rezultat historik për konservatorët, të cilët kanë mbajtur këshillin që nga viti 1978.
Vlen të përmendet se Bashkia e Londrës Jugperëndimore ishte bashkia “e preferuar” e Margaret Thatcher.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here