Kokaina në kontenjierin me banane, Apeli i GJKKO lë në burg pronarin e ‘Alba Exotic Fruits’, ja detajet

0
285

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lënë në burg ditën e djeshme administratorin e fimës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dautin. Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie, duke lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ të paktën deri në përfundim të hetimeve. Dauti u arrestua rreth një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. 51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, duke kërkuar edhe masë më të butë sigurie, por togat e zeza rrezuan kërkesën e tij.

Dauti është aksioneri kryesor i kompanisë “Alba Exotic Fruit”

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit. Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë. Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

Eduart Dauti u prangos në 6 prill të këtij viti

Pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti u arrestua në 6 prill të këtij viti. I janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme. Policia e Tiranës beri me dije se përmes operacionit “Rada” u prangosur nga uniformat blu të Komisariatit Nr. 6, pronari i firmës “Alba Exotic Fruit”. Eduart Dauti u shpall në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Kompania e importit të frutave “ALBA EXOTIC FRUIT” e Eduart Dautit në mënyrë sistematike sillte kokainë nga Ekuatori në Portin e Durrësit, duke u shndërruar kështu në një ‘operator’ droge.  Në një hark kohor prej disa muajsh, mes bananeve të porositura nga kompania, kanë mbërritur në Portin e Durrësit, gjashtë ngarkesa me drogë, të llojit kokainë, duke e kthyer këtë aktivitet kriminal në një veprimtari pothuajse normale. Eduart Dauti është administratori dhe aksioner me 90 % i kompanisë “ALBA EXOTIC FRUIT”. Ndërkaq, 10 % të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i cili është vëllai i Dautit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here