Sulmuesi nigerian Otto John, pjesë e Skënderbeut, ka përfunduar në polici.
Sipas informacioneve raportohet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe për momentin raportohet se mbi futbollistin rëndon akuza e “trafikimit të qenieve njerëzore”.
Otto John ka qenë pjesë e Skënderbeut në periudhën 2018-2020 dhe në Superiore ka luajtur 45 ndeshje dhe vetëm 14 si titullar. Nigeriani me bardhekuqtë ka shënuar edhe 5 gola në kampionat.
