Google search engine
Home Aktualitet “Një person i rëndësishëm i politikës shqiptare”/ Kush janë shqiptarët e arrestuar...

“Një person i rëndësishëm i politikës shqiptare”/ Kush janë shqiptarët e arrestuar pas fjalës së të penduarit të mafies italiane: Subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm

0
296

Mediat italiane zbuluan sot detaje nga bashkëpunimi i trafikantëve shqiptarë e italianë të drogës.

Ishte pikërisht trafikant i penduar, u ul në tryezë me njerëz të drejtësisë për të nxjerrë në shesh sekrete nga aktiviteti kriminal.

Në dëshmi u përmend edhe një ministër shqiptar, që sipas të cilit, i kishte dhënë një dorë trafikantëve.

Antonio Guastalegname, 54 vjec, i vënë në pranga nga megaaksioni “Rinascita Scott”, foli me harta, emra dhe strategji konkrete të aktiviteteve “underground”.

Mediat italiane nga ana e tyre kanë publikuar listën me emrat e shqiptarëve: Eduart Tahiraj, Lavdosh Serani, Robert Lazaj, Ydaj Hoxhaj, Alfred Lucaj, Lulëzim Shkurtaj, Orkind Cobaj e Flroiand Tahiraj.

Duke folur për trafikun e drogës, Guastalegname përmend disa herë, dhe njeh në albumin fotografik që i është shfaqur, Valerio Navarran, e ky i fundit,  siç pohon i penduari, kishte kontakte me subjektet shqiptare.

“Trafikantët shqiptarë kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare. Nëse më kujtohet mirë, subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, megjithatë ishte një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, shprehet i penduari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here