Google search engine
Home Politike Rama kërcënon ministrat dhe krerët e administratës, shkarkime për marrëdhëniet me biznesmenët,...

Rama kërcënon ministrat dhe krerët e administratës, shkarkime për marrëdhëniet me biznesmenët, udhëtimet “Bussines Class” dhe bixhozxhinjtë, ja penalitetet për shkelësit e ligjit

0
261

Personeli i Kryeministrisë, Ministrat, Deputetet dhe zyrtarët e lartë të administratës duhet të bëjnë kujdes nga tani e tutje, pasi një urdhërese e Kryeministrit Rama i privon ata nga disa benefite. Vetë kreu i qeverisë në fillim të mandatit të trete kishte deklaruar se qeveria do të nxirrte një “Kod Etike” që do të rregullonte veprimtarinë e Ministrave në mënyrë të veçantë. Gazeta “SOT” e ka siguruar dokumentin, teksa anëtarët e qeverisë nuk duhet të hyjnë në asnjë ambient ku luhet bixhoz. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe veçanërisht kundërshtimi i forcave të rëndit është një tjetër gjë që iu ndalohet Ministrave. Ata gjithashtu nuk duhet të takojnë biznesmenë në takime vetëm për vetëm. Takimi lejohet vetëm grupe biznesi  në prani të 2 nëpunësve publikë, takim që do të skanohet I gjithi dhe do të protokollohet koha dhe çështja e diskutuar. “Të zhvillojë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”, thuhet në vendim. Po ashtu, për të shmangur konfliktin e interesit ata janë të ndaluar që të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private. Ndalohet gjithashtu që të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës kur janë duke ushtruar detyrën e tyre, shto këtu edhe bixhozin. Pra duket qartë që Rama e ka marrë këtë vendim, pasi i druhet plasjes së ndonjë skandali dhe përfshirjes së ministrave në aferë.

Jo fluturime me “Bussines Class”

Më tej ministrat sipas dokumentit tashmë humbin edhe të drejtën për të udhëtuar me bussines class në Evropë dhe të përdorin sallën VIP të aeroportit apo makinën e punës për qëllime personale e familjare. Ashtu sikurse ishte lajmëruar në fillim të mandatit të tretë, Rama u ka ndaluar ministrave edhe organizimin e festave për personelin apo pushimet jashtë vendit me fondet e buxhetit të shtetit. Një pikë tjetër në ligj është edhe ajo e dhuratave, ku theksohet se të gjitha dhuratat që marrin ministrat do të përdoren si dekor për zyrën ose të dorëzohen në kryeministri dhe nuk mund të jenë pronë e tyre personale. Në rast se këto rregulla të etikës nuk respektohen atëherë do të ketë penalizime, nga ato administrative deri në dorëheqje.

Rama kërcënon ministrat se do i çojë tek SPAK

Megjithatë kjo lëvizje e kryeministrit Edi Rama, vjen pasi mazhoranca e drejtuar prej tij është përfshirë nga skandalet, sikundër është afera e inceneratorëve. Kështu që për të minimizuar dhe evituar ndonjë skandal të mundshëm, ai po i bën parapri, duke i dhënë jetë “Kodit të Etikës”. Kujtojmë që nga kongresi i Partisë Socialiste, i cili u mbajt më 9 prill në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama u shpreh se si i gjatë nuk e besojnë kur thotë se ata që kanë bërë t ë pista në PS ia kanë futur pas krahëve. Rama tha se ai i zgjedh kryebashkiakët dhe ministrat në emër të PS-së dhe se do të vijë dita që ata që shkelin ligjin do t’i çojë vetë për veshi te SPAK-i. “Nuk na mban ai i gjati? Të gjatit nuk ia beson njeri kur thotë se ma bënë pas krahëve. Kjo është e vërtetë, por kush e beson, se dukesh edhe dy metra si hajvan. I kalojnë këtu poshtë. Mos u çuditni që të më shihni ndonjë ditë më ndonjërin me këta përveshi te SPAK-u. Unë i zgjedh edhe ministrat edhe kryebashkiakët, jo në emrin tim, edhe deputetët. I zgjedhim në emër të PS-së dhe votuesve. Në të gjitha parlamentet e botës deputetët janë shprehje e komuniteteve dhe nuk flasin të gjithë deputetët e shqyhen për oratori, por ama flasin në territor me njerëzit. Ata që nuk flasin në kuvend, shkojnë dhe i rrinë dikujt te koka e spital apo që u thonë se kanë fëmijët sëmurë. Ne nuk i zgjedhim që t’i mbrojmë ne, por që të mbrojnë zgjedhësin, partinë, madje edhe mua, e ta mendojnë edhe atë skenën e Guliverit që e lidhin lilipunët dhe i kërkojnë llogari sepse duna të bëjnë filma me kaubojs që i kanë parë kur kanë qenë të vegjël”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here