Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër, 60-vjeçari transportohet në spitalin...

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër, 60-vjeçari transportohet në spitalin e Traumës, survejohen kamerat e sigurisë, ja dinamika e ngjarjes

0
261

Pa kaluar shumë kohë nga disa ngjarja të rënda kriminale në kryeqendrën e veriut, krismat e armëve tronditën përsëri Shkodrën, mbrëmjen e së shtunës. Dedë Pllanaj, i cili mbeti i plagosur pas një atentati të shtunën  në Dobraç të Shkodrës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është nëgjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe mësohet se ka dhënë dëshminë e tij hetuesve të ngjarjes.

Ndaj 60-vjeçarit u shkarkua një karikator i plotë pistolete

Në media u përfol se në drejtim të 60-vjeçarit u shkarkua një karikator i plotë pistolete, ndërsa pesë plumba e qëlluan në këmbë, dorë, brinjë dhe legen. Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar. Agresori ka vepruar i vetëm dhe ka qenë në motoçikletë.Është afruar, ka zbritur nga motomjeti dhe në një distancë rreth tre metra dhe ka qëlluar drejtë 60-vjeçarit Pllanaj. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të rrugës së Koplikut. Në atë drejtim rruge ka me dhjetëra rrugica që mund të ketë kthyer dhe mbetet i paqartë destinacioni final.

Dedë Pllanaj: Nuk kam konflikte me askënd

Hetuesit mendojnë se atentatori nuk është dorë profesioniste, por gjithsesi e lidhin me ngjarjet e së kaluarës dhe dyshimeve për konfliktet që Pllanajt kanë pasur që më herët. Vetë 60-vjeçari Dedë Pllanaj nuk njihet për njeri problematik, por lidhja e gjakut me Bardhok Pllanajn mendohet të jetë shkak i këtij atentati.Në dëshminë e tij, 60-vjeçari ka deklaruar se nuk kishte konflikte me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori. ‘Nuk ia pash dot fytyrën, nuk e di kush ishte. Unë personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë dhe as arsyen’, u tha Dedë Pllanaj hetuesve.Karburanti ku u qëllua Dedë Pllanaj dhe pallati aty ka qenë në pronësi të kushëririt të tij Bardhok Pllanajt, i ekzekutuar rreth një vit më parë në Shkodër. I plagosuri prej vitesh ishte i sëmurë dhe nuk njihej si njeri konfliktual. Ngjarja besohet të jetë mesazh për shkak të konflikteve të së kaluarës. Zona nuk ka shumë kamera sigurie, ndërsa po punohet për survijimin e tyre edhe në distanca më të largëta.

Si u vra Bardhok Pllanaj, kushëriri i të plagosurit?

Më 4 prill të vitit 2021 biznesmeni Bardhok Bllanaj ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati. 40 plumba u shkrehën në drejtim të 46-vjeçarit Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër. Në momentin e ekzekutimit, Pllanaj, i njohur si “Kumbari” i drogës, ishte në lëvizje me automjetin e tij. Autorët e kanë ndjekur që pranë Spitalit të Shkodrës ku kishte qenë më herët, ndërsa në 150 metrat e fundit pranë banesës kanë lëvizur paralel dhe është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. 7 vite më parë, Bardhok Pllanaj, i dyshuar si trafikant narkotikësh, arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj ishte një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here