Google search engine
Home Politike “Bëj kujdes se po mashtron, me qëllim po shtrembëron faktet për të...

“Bëj kujdes se po mashtron, me qëllim po shtrembëron faktet për të dëmtuar figurën e këngëtares”, avokati amerikan i Bleona Qeretit paralajmëron Evi Kokalarin: Rrezikon shumë në SHBA!

0
272

Konflikti mes këngëtares Bleona Qereti dhe aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka marrë një kthesë të papritur.

Evi Kokalari, një qytetare amerikane rrezikon të jetë e paditur në gjykatë për dëmtim imazhi ndaj artistes Bleona Qerreti.

Javanews.al ka mundur të sigurojë letrën që zyra e avokatisë që përfaqëson interesat ligjore të këngëtares i ka dërguar në formë paralajmërimi dhe si hap të parë ndaj zonjës Kokalari duke i kërkuar asaj të ndalojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha sulmet në dëm të figurës së klientes së tyre duke konsideruar se ajo po mashtron dhe manipulon faktet ndaj saj. Në të kundërt, pasojat juridike do të jenë të rënda.

Letra mban datën 30 prill 2022 dhe duke pasur parasysh edhe ndryshimin e orës mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duket se ngjarjet janë zhvilluar në kohë pothuaj reale.

Eshtë e pabesueshme shpejtësia me të cilën u zhvilluan këto ngjarje, me sfond Kuvendin e PD-së. Fillimisht, këngëtarja Bleona Qereti me një në mënyrë elegante refuzoi të ishte pjesë e Këshillit Kombëtar, me gjasë si propozim të vetë Doktor Berishës.

Bleona postoi një status në Instagram, në të cilin kujtonte nënshtetësinë e saj amerikane duke lënë të kuptohet se nuk mund të ndërhynte e të bëhej pjesë e një partie politike në Shqipëri. Interesante ishte të vihej re se like-n e parë ky postim e kishte marrë nga Richard Grenell, njeri i afërt i ish-Presidentit amerikan Trump dhe pjesë e administratës së tij të lartë.

Gjithashtu Nga Wikedia për Marc Kasowitz, nënshkrues i letrës, shihet se ai është Avokat i personal i ish presidentit Trump.

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Marc_Kasowitz

Një ditë më parë, gjatë Kuvendit të PD-së, zonja Kokalari e sulmoi publikisht Bleonën duke e përmendur propozimin për përfshirjen e saj në listën e Këshillit të PD-së si gabim.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas, nëse ka pasur komunikim apo jo mes tyre, por reagimi i menjëhershëm i zyrës së avokatisë amerikane, me qendër në New York, tregon se situata është e ndezur dhe në mënyrë paradoksale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here