Google search engine
Home Sport Partizani fiton derbin me Dinamon, Europa më afër për “demat e kuq”

Partizani fiton derbin me Dinamon, Europa më afër për “demat e kuq”

0
215

Kategoria Superiore luajti dje 3 nga 5 takimet e javës së 31-të të saj, ku padyshim ra në sy fitorja e Partizanit në derbin me Dinamon, një fitore që e fut plotësisht në vallen e shpresës skuadrën e kuqe, pra në vallen e pjesëmarrjes në Conference League, që është dhe objektivi minimal i një skuadre cilësore në kampionatin shqiptar. Fitorja e ka ngjitur kështu Partizanin mjaftueshëm në pretendimin për Europë, teksa fitorja merr vlerë sepse u arrit në derbi. Nga ana tjetër, Dinamo po vuan tmerrësisht shumë dhe me disfatën e djeshme e ka marrë tashmë plotësisht rrugën drejt Kategorisë së Parë. Derbi i kryeqytetit, i vlefshëm për raundin e 31-të të kampionatit, u mbyll me rezultatin 3-1, me tre gola që u realizuan në pjesën e parë. Fraksioni i parë u dominua nga “të kuqtë”, të cilët do të zhbllokonin takimin në minutën e 26-të, me Stenio Junior që shënoi për Partizanin, ndërsa vetëm tre minuta më pas Tedi Cara do t’i dhuronte golin e dytë ekipit të tij. Më pas një prekje e topit me dorë nga Masanga Matondo, lojtari i Partizanit mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë nga fusha e lojës dhe duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në fushën e lojës. Për këtë episod Dinamo fitoi një penallti, e cila u ekzekutua nga kapiteni i “bluve” në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë Dinamo do të ishte më kërkues dhe do të vendoste në disa raste në vështirësi “të kuqtë”, megjithatë Partizani ia doli që të godiste sërish portën e Simonit. Në minutën e 90+1 Tedi Cara u nis në kundërsulm dhe shënoi një super gol, me topin që e goditi nga distanca. Pas këtij takimi Partizani kalon ngjitet në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Dinamo vijon të vuajë, duke qëndruar në vend të nëntë me 23 pikë dhe njëkohësisht çdo javë e më shumë afrohet me rrëzimin nga elita e futbollit shqiptar.

Çështja “Bërdariç” nuk ekziston, Demi i jep mbështetje Mehmetit

Emri i Thomas Bërdariç është lidhur me Partizanin, por menjëherë ka ardhur mohimi i mundësisë së uljes së ish-trajnerit të Vllaznisë në stolin e “Demave”. “Mehmeti është trajneri im”, ishte mesazhi i shkurtër i Gaz Demit në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”. Presidenti i Partizanit konfirmon në këtë mënyrë trajnerin aktual, Dritan Mehmetin. Ky i fundit pranoi se në kampionatin shqiptar e në këtë profesion në tërësi presioni është shumë i madh. “Jam gjatë gjithë kohës i përqendruar te puna te skuadra, kam dhënë gjithçka. Është e vërtetë që e mora në një situatë të vështirë dhe nuk mendohej që skuadra do të luftonte për Europën. Jam krenar se kemi rikuperuar goxha, jemi eliminuar në Kupë nga penalltitë. Nuk kemi mbaruar asgjë se është e vështirë të arrijmë nga aty ku ishim në janar. Zërat? Nuk i kam problem se respektoj klubin dhe lojtarët, le të bëhet mirë për Partizanin. Por të huajt, diferencën e bëjnë vetëm te rroga. Duhet të kemi më shumë besim te trajnerët shqiptarë, të huajt duhet të bëjnë diferencën kur vijnë”, nënvizoi ndër të tjera trajneri Mehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here