Google search engine

    Rrotat e urbanit fundosin në Lanë automjetin, reagon policia

    0
    338

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e pazakontë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një urban i linjës së Unazës përfundoi në lumin Lana.

    Shkak është bërë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të autobusit i cili ka marrë para një makinë dhe më pas ka rënë në Lanë.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here