Pas më shumë se 60 minuta takim me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried i është drejtuar kryesisë së Kuvendit, për të takuar përfaqësues të opozitës, Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.
Ditën e enjte, Donfried zhvilloi një takim edhe me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që mbërriti dje për një vizitë në Shqipëri.