Google search engine
Home Sport “La Gazzetta dello Sport”: Broja do të jetë Bobo Vieri i ri...

“La Gazzetta dello Sport”: Broja do të jetë Bobo Vieri i ri Serisë A

0
243

Sezoni po shkon drejt fundit dhe në skenë kanë dalë propozimet e para të klubeve për emrat që kanë dëshirë të transferojnë gjatë muajve të verës, pra gjatë merkatos verore. Në treg lakohen edhe emrat e futbollistëve kuqezi, të cilët kanë pasur një edicion përgjithësisht të mirë. Natyrisht një pjesë edhe do të lëvizin në kuadër të sezonit të ri dhe emrat e tyre lakohen më së shumti në kampionatin italian. Pikërisht në Serie A përmendet së fundmi nga mediat prestigjioze italiane emri i Armando Brojës, i cili ka bërë një sezon të mirë me Sauthemptonin, i huazuar, sepse ai është pjesë e Çelsit me letra. Dy klube italiane, Napoli dhe Milani, e shohin atë si përforcim për të ardhmen. Pra shqiptari shtatlartë ka gjasa të luajë në Itali, ku “Gazzetta Dello Sport” e ka cilësuar atë edhe si Bobo Vieri i ri.

Bobo Vieri i ri i Serisë A

Nga Italia ka lajme të mira për djaloshin shqiptar, Armando Broja, i cili vijon të lakohet fuqishëm në tregun e transferimeve. Nëse në Premier Ligë, janë zbutur disi ofertat, emri i sulmuesit kuqezi mbetet një temë e hapur në Serinë A. Fillimisht u fol për një interesim nga ana e Milanit, por së fundmi, sipas “La Gazzetta dello Sport”: Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Viktor Ozimhen. Në fakt, edhe më herët u fol për një afrim të mundshëm të Brojës te Napoli, por kjo lëvizje përforcohet gjithnjë e më shumë nga e përditshmja më e madhe italiane. Gjithnjë sipas “La Gazzetta dello Sport”: Napoli është i detyruar të sheh disa nga yjet e ekipit, i pari në listën në dalje është Ozimhen pasi është lojtari që mund të sjell më shumë të ardhura, afro 100 milionë euro. Në rast se Ozmihen do të largohet, Napoli do të përqendrohet të bind Brojës, një Bobo Vieri i ri shkruan “Gazzetta”, një 20-vjeçar në pronësi të Çelsit, i dhënë në formë huazimi te Sauthempton

Vlerësimi si një nga huazimet më të vlefshme në Premier League

Një futbollist mund të spikasë kur është i huazuar kur ia del të sigurojë me talentin që zotëron shumë minuta në fushën e lojës. Në fakt, Formula e huazimit ka nisur të përdoret ndjeshëm në vitet e fundit, ndërsa në Angli kanë bërë edhe një formacion me 11-tëshen më të mirë të futbollistëve të huazuar. Një formacion i cili udhëhiqet nga Armando Broja, me sulmuesin e kombëtares që është në pronësinë e gjigantëve të Çelsi. 20-vjeçari sigurisht ëndërron të rikthehet në Londër, teksa kohën e tij te Sauthempton e ka përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për ofensivën e “Shenjtorëve”. Në këtë sezon, sulmuesi i kombëtares, mes Kupës dhe Premier League ka shënuar nëntë gola për Sauthempton duke fituar vëmendjen dhe vlerësimin e opinionit në Britaninë e Madhe. Sakaq, në këtë formacion me të huazuarit më të suksesshëm së bashku me Brojën janë edhe emra si ato të Kutinjo që iu bashkua në janar Aston Villa-s nga Barcelona, Kulusevskit që iu bashkua po ashtu në janar Totenhem-it nga Juventus, apo edhe të rinjtë e Çelsi e Mançester Junajtid si Gallagher e Uilliams që luajnë respektivisht me Kristal Palace e Noruiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here