Google search engine
Home Aktualitet Kishte detyrë të ruante Gentian e Nezir Beqirin, por vrasësit i ekzekutuan...

Kishte detyrë të ruante Gentian e Nezir Beqirin, por vrasësit i ekzekutuan nën në “hundën” e tij, Budani jep dëshminë në SPAK

0
245

Ish-punonjësi i Policisë Neshat Budani dha dëshminë e tij në lidhje me vrasjen që tronditi qytetin e Elbasanit, ekzekutimin të Gentian dhe Nezir Beqiri. Gentian Beqiri u qëllua me 7 plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi.  Në pamjet e publikuara në media, Budani është shoqëruar dje për në SPAK nga policia, në gjendje të rëndë shëndetësore, duke lëvizur me karrocë me rrota dhe me një plagë në këmbën e djathtë. Dëshmia e tij është shumë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes, e cila është një prej dosjeve më të rënda penale në organin e akuzës. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri. Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi. Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit 2021, sakaq Florenc Çapja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?

Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri alias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas rrahën për vdekje edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Ngjarja dhe roli i Neshat Budanit në vrasje e bujshme

Neshat Budani 10 vite më parë ishte me 2 kolegët e tij në ruajtje të apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige. Neshat Budani ka shkuar në makinën e tij për të bërë mjekimin me “Insuline”, dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15 minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që Sami Derstila vazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke vazhduar ngrënien e mëngjesit. Pikërisht në këtë moment, Etien Çani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin, dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte gjumë dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri. I moshuari është rrahur barbarisht nga Etien Cani dhe Elvis Bardhi,duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri, është qëlluar me në kokë dhe trup, teksa flinte gjumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here