Google search engine
Home Sport Brdariç trajner te Partizani? Reagon Gaz Demi dhe i vë “vulën”

Brdariç trajner te Partizani? Reagon Gaz Demi dhe i vë “vulën”

0
264

Gjatë këtyre ditëve është folur për një ndryshim të madh në pankinën e Partizanit. Bëhet fjalë për Thomas Brdariç, teknikun gjerman që bëri mirë me Vllazninë, por para përfundimit të këtij sezoni i dha fund bashkëpunimit. Ai përflitet për të marrë drejtimin e të kuqve, në një kohë kur trajneri Dritan Mehmeti po bën mirë.

Aktualisht Partizani gjendet në vendin e tretë, me Kukësin që ka një ndeshje më pak. Këto zëra padyshim që trazojnë situatën në kampin e kuq dhe si për t’i sheshuar mendoi vetë presidenti Gaz Demi. Në një komunikim me gazetarin Gjergji Stefa, kreu i klubit të Partizanit deklaroi: “Dritan Mehmeti është trajneri im”, duke shuar shkurtimisht gjithë zërat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here