Google search engine
Home Aktualitet Baleti “La Sylphide” edhe dy netë në skenën e TKOB

Baleti “La Sylphide” edhe dy netë në skenën e TKOB

0
245

Baleti “La Sylphide” u shfaq mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një vepër që po mirëpritet sipas institucionit, që bën me dije se mbrëmjen e datës 27 prill publiku kishe mbushur sallën. “Mbrëmjen e djeshme skena e TKOB ishte e mbushur plot me magji. Publiku përjetoi historinë e dashurisë së James dhe Sylphide dhe zhvendosjen e ngjarjes se tyre në një botë përrallore”, shprehej TKOB një ditë më parë. Mbrëmë në skenë ishin në rolet kryesore: Sylphide- Odeta Dishnica; James Ruben- Kevin Lila; Shtrigan – Enea Qirici; Effi- Elda Logo; Gurn- Fation Lito; nëna e Effit -Matilda Reka; 4 solistët e variacioneve – Eles Resuli, Jonida Qafmolla, Loreta Bala, Livia Lara. Shfaqja do të jetë në skenë edhe në datat 29 dhe 30 të këtij muaji. “Baleti “La Sylphide”, me muzikë të Herman Severin Lovenskiold dhe me koreografinë e August Bournonville, ka revolucionuar historinë e baletit. “La Sylphide” është një nga baletet e para romantike. Për herë të parë u performua në Paris, në vitin 1832. Koreografia origjinale u krijuar fillimisht nga Philippe Taglioni, por për publikun është më i njohur varianti koreografik i August Bournonville. Ky variant u shfaq për herë të parë në Kopenhagen në vitin 1836 dhe u bë themeli i baleteve tradicional romantike.  Pas veprës “Zhizel”, TKOB vjen këtë herë me “La Sylphide” për publikun, ku trupa e baletit punoi për këtë shfaqje nën drejtimin Alisa Gjonit dhe Dion Gjinikës. Baleti “La Sylphide” rrëfen historinë e dashurisë së James, një djaloshi fermer, që dashurohet me bukurinë e zanës Sylphide, por jo në realitet, vetëm në ëndërr. Ai i ikën realitetin për një botë ëndrrash, e cila për të është tragjike. I marrosur pas zanës, Sylphide, ai braktis në altar të fejuarën e tij, Effi-n. Por a mund të kapet një zanë? Muzikën për baletin “La Sylphide” Herman Severin Lovenskiold e kompozoi në moshën 21 vjeçare dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Në Danimarkë, “La Sylphide” pati shumë sukses dhe qëndroi gjatë në repertor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here