Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në një emision televiziv, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-presidentin Bamir Topi dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vishaj tha se Topi dhe Spahiu merrnin para për transferime gjyqtarësh dhe prokurorësh.
Po ashtu ai shtoi se e njëjta procedurë ndiqej edhe për emërimet në radhët e drejtësisë. Ndërkohë që shtoi për një post pune, shuma që kërkohej shkonte deri në 200-300 mijë euro.
“Krijuam një president që ishte Topi, dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre. Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bën emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra. Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro, njerëz të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret. Shyqyr që ishte ai kryeministër që i ndërpreu. Sepse me 200-300 mijë euro për të emëruar prokurorë e gjyqtarë. I ndërpreu kryeministri i asaj kohe (Sali Berisha). Ka qenë një parullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vajiset,”– deklaroi Sajmir Vishaj.








































