Google search engine
Home Rajoni Kosova Putin “nuk i ndahet” Kosovës, SHBA i del në mbrojtje Prishtinës, garanton...

Putin “nuk i ndahet” Kosovës, SHBA i del në mbrojtje Prishtinës, garanton vendin për një reagim të shpejtë dhe vendimtar ndaj çdo agresioni rus

0
299

Deputetë dhe njohës të fushës së sigurisë në Kosovë paralajmërojnë se pushtimi rus në Ukrainë, mund të ketë ndikim në sigurinë e Kosovës, veçmas në pjesën veriore të vendit. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi janë të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast. Rusia sa herë ka rastin vazhdon të përmendë Kosovën. Gjatë takimit më kreun e OKB-së, presidenti Vladimir Putin duke folur për njohjen e republikave të shpallura të pavarura, foli edhe për rastin e Kosovës. Sipas tij, asnjë territor i caktuar i një shteti nuk është i detyruar të aplikojë për leje për të deklaruar sovranitetin e tij tek autoritetet qendrore të vendit. Ai theksoi se një gjë e tillë në rastin e Kosovës është pranuar edhe nga gjykata ndërkombëtare.  “Më kujtohet shumë mirë vendimi i gjykatës ndërkombëtare, e cila thotë se në ushtrimin e së drejtës për vetëvendosje, asnjë territor i caktuar i një shteti nuk është i detyruar të aplikojë për leje për të deklaruar sovranitetin e tij tek autoritetet qendrore të vendit. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Dhe ky vendim u mbështet nga të gjithë”, tha presidenti, duke injoruar fjalët e Guterres se OKB-ja nuk e njeh Kosovën. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë u zhvillua në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së, dhe njohja e rajoneve të Donbasit si shtete të pavarura ishte gjithashtu një hap i detyruar, vuri në dukje presidenti. Këtë gjë Vladimir Putin ia tha në sy Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës António Guterres në bisedimet në Moskë. “E përsëris edhe një herë: kjo është një masë e nevojshme për t’i fund vuajtjeve të njerëzve që jetojnë në këto territori. Fatkeqësisht, kolegët tonë në perëndim preferon të mos vërenin të gjitha këto”, tha presidenti. António Guterres kujtoi se OKB-ja i konsideron veprimet e Moskës një pushtim.

SHBA në mbrojtje të Kosovës

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovës është garanci e sigurisë për qytetarët. Donfried tha se nuk ka ndonjë arsye që njerëzit në Kosovë të ndjehen të pasigurt dhe se që SHBA garanton për Kosovën. Ajo po ashtu shtoi se nuk kanë parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën na ana e Rusisë. “Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen (të sigurt) për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’jua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s e SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të SHBA-së për Kosovën ,e më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës; nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu, që për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë”, tha ajo.

Kriza e Ukrainës  rrezikon Kosovën

Serbia insiston që ta mbajë Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj. Vendi është armatosur me avionë ushtarakë rusë dhe kinezë, tanke luftarake dhe pajisje të tjera ushtarake. Në vitin 2020, ajo bleu edhe drone Chengdu Pterodactyl-1 që janë të afta të kryejnë operacione luftarake dhe zbulimi. Vetë Kosova e kupton se është në një pozitë të cenueshme. Ajo themeloi një ‘Fond të Sigurisë’ për të ftuar qytetarët të financojnë zhvillimin e një ushtrie të sapolindur të Kosovës. Megjithatë, iniciativa nuk besohet të ketë kontribuar ndjeshëm në fuqinë ushtarake të Kosovës. Qeveria gjithashtu formoi një grup pune për të konkurruar në mënyrë agresive për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Por nuk ka gjasa të jetë i suksesshëm sepse pesë shtete anëtare të BE-së, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, nuk e njohin Kosovën si një vend të pavarur. Ndërkohë, Serbia po blen armë të reja dhe po armatoset deri në dhëmbë. Prandaj, një luftë e plotë Serbi-Kosovë mund të jetë afër, por SHBA është gati për çdo situatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here