Shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Imeraj ishte konfirmuar në detyrë nga KPK.
Vendimi u dha sot nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin. Gazetarja Klodiana Lala raporton se duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare.
Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.
Ndër të tjera flitet edhe për një godinë 5 kateshe në rrugën ‘Sabaudin Gabrani’ ku thuhet se Imeraj ka kryer deklarim të pasakte dhe të pamjaftueshme
“Për kriterin e pasurisë; nuk ka raportuar një rekord te kunatit ne Itali. Subjekti gjendet ne kushtet e cenimit te besimit.”, u tha sot nga KPA.







































