Google search engine
Home Aktualitet Komedia “E vërteta”, nga e premtja deri të dielën në skenën teatrore

Komedia “E vërteta”, nga e premtja deri të dielën në skenën teatrore

0
421

Komedia “E vërteta” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTuribna” për tre mbrëmje me radhë.  Teatri shprehet se janë shfaqjet e fundit e kësaj komedie me regji nga Spiro Duni. Me autor Florian Zeller, një komedi e shkëlqyer dhe mizore për hipokrizinë, që e mbajnë të lidhur pëlhurën e shoqërisë moderne. Vepra do të jetë në skenë të premten, të shtunën dhe të dielën në orën 19:00 te salla e madhe te “ArTurbina”. Në komedi janë në role aktorët Donald Shehu, Flaura Kureta, Genti Deçka dhe Niada Saliasi. Kompozitore dhe interpretuese e këngës së shfaqjes Elina Duni. Komedia fillon si një tradhti klasike bashkëshortore: Alisa and Misheli po veshin rrobat në një dhomë hoteli një pasdite. Misheli është shok i ngushtë me burrin e Alisës, Polin, por edhe Poli dhe Alisa janë miq me gruan e Mishelit, Lorencën. “E vërteta” është bashkëpunimi i dytë i regjisorit Spiro Duni me autorin Florian Zeller, pas shfaqjes “Babai”, nën interpretimin e mrekullueshëm të aktorëve Reshat Arbana dhe Flaura Kureta, bazuar në veprën me të njëjtin titull. Spiro Duni, një nga regjisorët më të mirë të historisë të Teatrit Kombëtar. Ai kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve), Tiranë në vitet 1979 -1983 dhe u diplomua si regjisor në vitin 1984. Në vitin 1991 specializohet në Itali si regjisor teatri. Regjisor i shumë shfaqjeve teatrore me vepra të autorëve me famë ndërkombëtare si: Anton Çehov, Eugene O’Neill, Tenessee Williams, Arthur Miller, Tom Murphy etj. Nën drejtimin e tij janë realizuar shumë produksione të suksesshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Florian Zeller, novelist, skenarist, romancier dhe dramaturg francez, i konsideruar si një ndër autorët më të mirë bashkëkohorë. Në vitin 2004 fiton çmimin “Prix Interallié” për novelën “The Fascination of Evil” (Sharmi i të keqes). Vazhdon suksesi i tij edhe pasi kalon në shkrimin e veprave teatrore duke “rrëmbyer” çmimin prestigjioz “Molier” si “Dramaturgu Më i Mirë” (2014 dhe 2018) dhe “Shfaqja Më e Mirë në një Teatër Privat” (2014).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here