Google search engine
Home Aktualitet “Kadillak dhe manaferra” me ngjarje në vitet ’70 në festivalin e Brukselit,...

“Kadillak dhe manaferra” me ngjarje në vitet ’70 në festivalin e Brukselit, regjisorja Suela Bako: Filmi është premierë ndërkombëtare

0
192

Filmi “Kadillak dhe manaferra”, që mbështetet në një histori të vërtetë në vitet ’70 në vendin tonë u shfaq premierë botërore në edicionin e 25-të, të festivalit të filmit të shkurtër në Bruksel, Belgjikë. Me skenar nga Bujar Alimani dhe regji nga Suela Bako, filmi u shfaq të dielën por do të jetë dhe më datë 29 prill në kinemanë Flagey, Bruksel, Belgjikë. Regjisorja Suela Bako shprehet se kush është këto ditë në Brukesl, përmes këtij filmi mund të shohë një copëz të vendit tonë. “Kjo është premiera ndërkombëtare e këtij filmi dhe falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar! Nëse ndodheni në Bruksel, eja shihni një copë Shqipërie!”, shprehet Bako. Në kastën e aktorëve janë Lulzim Zeqja, Myzafer Zilfa dhe Daren Karameta. Filmi është prodhim i “90 Production” me producente Tefta Bejkon dhe mbështetje financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe SEE Cinema Netëork. Filmi është xhiruar në Patos dhe “Kadillak dhe manaferra” më parë shënoi premierën kombëtare në “Tirana International Film Festival” në Tiranë, ndërsa tani është premierë botërore në Bruksel. Në reagimin e saj më parë Suela Bako ka vlerësuar aktorët e filmit dhe skenaristin e producenten Bejko, që i besuan skenarin. “Aktorë në role, Myzafer Zifla, kënaqësi e madhe të punoje me të, Lulzim Zeqja dhe muza ime, i vogli Daren Karameto. Falenderimet për “90 Production”, Bujar Alimani e producenten Tefta Bejko që ma besuan mua, “Kadillak dhe manaferra””, shprehej regjisorja.

Mesazhet e filmit

“Kadillak dhe manaferra” një film me metrazh të shkurtër, përcjell mesazhin, psikologjinë, pushtetin e një regjimi totalitar. Në vitet ’70 në qytetin e Patosit vjen një “Kadillak” i shkëlqyer, në emër të një intelektuali qytetar i Patosit dhuratë prej të atit emigrant në USA. Atij ia paraqesin dhuratën së bashku me kushtin, që nëse e pranon duhet t’ia lërë në pronësi partisë, udhëheqjes, nëse jo duhet ta kthejë mbrapsht. Qytetari e kthen mbrapsht, dhe në këtë mënyrë shpreh revoltën dhe mos dakordësinë e tij me sistemin, pushtetin popullor të asaj kohe. Filmi shënoi premierën  botërore, por më herët dhe skenaristi Bujar Alimani ka treguar se në filmin “Kadillak dhe manaferra” është historia e rezistencës së një naftëtari kundrejt pushtetit dhe manipulimeve. Si skenarist, Bujar Alimani ka pohuar rreth filmit se ka shume rëndësi pjesëmarrja në këtë festival të filmit të shkurtër në Belgjikë, që zhvillohet nga data 20 deri më 30 të këtij muaji. Kjo sepse sipas tij, duke qenë film i shkurtër është jo e lehtë të hyj në festivale. “Realiteti tregon se filma të shkurtër prodhohen me shumë se sa filma të gjatë. Kështu që edhe dyndja e tyre në festivale, pra aplikimet për të hyrë janë të shumta. Të pranohet një film i shkurtër është sukses shumë i madh dhe i rëndësishëm”, shprehet ai. Për skenaristin Bujar Alimani historitë shqiptare të treguara në një audiencë të huaj janë gjithnjë një njohje më shumë për vendin tonë, dhe i tillë është dhe ky film që mban titullin “Kadillak dhe manaferra” me regji nga Suela Bako.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here