Google search engine
Home Politike Drejtesi Apeli i GJKKO-së kërkoi rikthimin e tyre në burg, zhvillohet mega-operacioni Lezhë,...

Apeli i GJKKO-së kërkoi rikthimin e tyre në burg, zhvillohet mega-operacioni Lezhë, zbardhet për çfarë akuzohen dhe sa persona janë vënë në pranga deri më tani

0
257

Një megaoperacion po zhvillohet në Lezhë që prej mbrëmjes së djeshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se po ekzekutohen vendimet e apelit të GJKKO për personat e ndaluar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Deri tani janë ndaluar të paktën dy persona.

Më 15 prill GJKKO ka dhënë vendimin për dosjen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Mësohet se Vlash Gazuli është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, Kol Lleshi me 2 vite e 4 muaj, Marjeta Përskura 1 vit e 8 muaj burg, Luigj Paloka 5 vite burg, Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg, Emanuel Gjura 6 vite burg, Zef Lazri 4 vite e 8 muaj dhe Blendi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë, 10 vite burg është dhënë për Gjevi Ndokën, si dhe 5 vite e 4 muaj Mimoza Ndokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here