Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjetin social ka shkruar se pas shpalljes së vizës 10-vjeçare dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimeve COVID ka pasur një rritje të madhe të aplikimit për viza.
Postimi i Yuri Kim:
Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare për & lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes.
Në rastet e urgjencës së vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në tiranausconsulate@state.govPAS të aplikoni për të kërkuar përshpejtim.









































