Google search engine
Home Aktualitet Kërcet arma në Durrës, niset me urgjencë në spital një i plagosur,...

Kërcet arma në Durrës, niset me urgjencë në spital një i plagosur, zbardhet konflikti

0
299

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës këtë të martë. Burime policore bëjnë me dije se është qëlluar në këmbë një 42-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrëkut për jetën.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, 42-vjeçari është plagosur pas një konflikti me një tjetër person për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Durrësit.

Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është G.Zëri, pronari i një supermarketi.

Njoftimi:

Durrës

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here