Google search engine
Home Politike Akuzat ndaj Yuri Kim, Mustafaj zbulon gabimin e Sali Berishës dhe plas...

Akuzat ndaj Yuri Kim, Mustafaj zbulon gabimin e Sali Berishës dhe plas deklaratën e fortë: Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet se…

0
207

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të ambasadores së SHBA Yuri Kim.

Sipas Mustafajt Berisha nuk bën mirë që përplaset me ambasadoren amerikane, pasi ajo përfaqëson SHBA-të në vendin tonë.

Ai theksoi se nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH.

Pjesë nga diskutimi:

Mustafaj: Unë vazhdoj të jem i mendimit që Berisha nuk bën mirë që përplaset me Kim dhe DASH. Unë e kam thënë që ambasadorja amerikane përfaqëson DASH. Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet se Kim jep mendimet e veta. Nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH. Berisha duhet të ruaj profilin e pretendentit për kryetar të PD, ish-kryetarit të PD dhe ish-presidentit. Kundërshtari i tij është Rama jo ambasada amerikane. Çështjet me DASH Berisha i ka bërë që në fillim.

Xhokaxhi: Duket se nga ana e SHBA çështja është shumë serioze. Kim njohu Alibeajn, sekretarja amerikane që do të vijë në 28 prill do të takojë Alibeajn dhe Tabakun, si e komenton?

Mustafaj: SHBA, DASH janë konseguent të një deklarate që kanë bërë se ne nuk mbajmë marrëdhënie me Berishën dhe mbështetësit e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here