Google search engine
Home Politike Sali Berisha sulmoi ambasadoren Yuri Kim, reagon DASH dhe paralajmëron goditjen e...

Sali Berisha sulmoi ambasadoren Yuri Kim, reagon DASH dhe paralajmëron goditjen e fortë

0
241

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim. Sulm ky që vjen pas përgjigjes që ambasadorja Kim i dha dje Berishës, duke i thënë se nëse inkurajimi i gjykatësve dhe prokurorëve për të bërë punën e tyre është ndikim, atëherë ajo e ka bërë atë gjë.

Kim e ka shprehur hapur qëndrimin e saj se kryesimi i demokratëve nga një person i padëshiruar përtej oqeanit, do rezultonte në shkëputjen e marrëdhënieve të amerikanëve me selinë blu.

Mirëpo Berisha vazhdoi dhe më tej, teksa i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, të mos  lejojë ndërhyrjet e ambasadores në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.

DASH, në një reagim për Top News, shpreh se Yuri Kim është përfaqësuese personale e Departamentit amerikan, ndërsa thekson se ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.”- thuhet në reagimin e DASH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here