Pas deklaratave të forta të ish kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në konferencën me gazetarët, ku hodhi akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, ka reaguar menjëherë Yuri Kim.
Berisha deklaroi për Yuri Kim se po ndërhyn në procesin gjyqësorë dhe se shumë shpejt do të nxjerrin provat që ka.
Përmes një reagimi të bërë në ‘Twitter’, Kim thotë se nëse ndërhyrja nënkupton në inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve, është e vërtetë. Ambasadorja thotë se SHBA do të vijojë të bëjë pikërisht këtë ndërhyrje që sipas saj do të luftojë korrupsionin në vend.
Reagimi:
Yuri Kim:Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që … të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA.







































