Teksa beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard vijon, avokatët e kësaj të fundit kanë publikuar të tjera prova kundër aktorit.
Bëhet fjalë për një email që Johnny Depp i ka drejtuar Eltohn John, në lidhje me ish-gruan e tij Vanessa Paradis, me të cilën ka dy fëmijë. Në emailin drejtuar këngëtarit, sipas avokatëve të Heard, aktori e quan ish-gruan e tij “një zhvatëse, k**vë franceze.”
Java e dytë në gjykatë përfundoi me videot dhe audiot e ‘episodit të dhunshëm’ të Depp nga avokatët e Heard. Ekipi ligjor i Heard po punon për ta portretizuar Depp si një alkoolist dhe të droguar, ndërsa ai pretendon se ish-gruaja e tij ishte agresive gjatë debateve të tyre.
Gjatë dëshmisë së tij, ai i tha gjykatës se Heard e ngacmonte, e kërcënonte se do të lëndonte veten nëse ai e do ta linte dhe se do të përdorte droga të forta gjatë gjithë martesës së tyre. Gjatë dëshmisë së tij, 58-vjeçari kujtoi se si aktorja e ‘Aquaman’ i tha se dy fëmijët e tij, nuk e pëlqenin atë dhe se ai ishte një ‘baba i keq’.
Depp pohoi se e vërteta ishte se fëmijët e tij nuk e pëlqenin Heardin.
Por për të kundërshtuar këtë pretendim, ekipi i Heard ndau një email që Depp i shkroi në vitin 2013 Elton John, në të cilin ai ankohej për modelen dhe aktoren franceze Paradis, tani 49-vjeç, me të cilën ai ishte për rreth 14 vjet.
Në email, Depp i shkroi Elton John, për shërimin e nënës së tij nga një problem shëndetësor, përpara se t’i tregonte këngëtarit se fëmijët e tij kishin ‘rënë kokë e këmbë’ për Heard dhe se ish-i i tij po përpiqej t’i ‘lante trurin’ fëmijëve të tij kundër tij.
“Në anën tjetër të medaljes… fëmijët e mi kanë rënë kokë e këmbë në dashuri të thellë me Amberin dhe presioni nga supet e mia po ikën!!!”, i tha ai Elton John-it. “Kjo është ndryshe nga përpjekjet “zhvatëse franceze (ish c***) për t’i larë trurin kundër saj… që, jam i sigurt se është i afërt.”
Të mërkurën, Depp kishte përshkruar miqësinë e tij me Elton John, duke e vlerësuar atë që e ndihmoi të kthjellohej në vitin 2013 dhe të shërohej nga ‘përbindëshi’ i alkoolizmit në fazat e hershme të marrëdhënies së tij me Heard.









































