Google search engine
Home Ekonomi “Braktisni makinat me naftë”/ Balluku del me thirrjen urgjente për gjithë qytetarët:...

“Braktisni makinat me naftë”/ Balluku del me thirrjen urgjente për gjithë qytetarët: Zero tarifa për regjistrimin, kontrollin fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat për të gjithë makinat …

0
287

Qeveria dhe Bashkia Tiranë kanë prezantuar ditën e sotme autobusët e rinj që i shtohen transportit publik të kryeqytetit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka bërë thirrjen për të zëvendësuar makinat me lëndë djegëse, me makina elektrike.

Balluku u shpreh se qeveria stimulon me taksa më të ulëta, këdo qe kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike.

“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja TVSH nga 20% në 6%”, u shpreh Balluku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here